Partia ka një bazë të mirë tani, për të qenë fituese në zgjedhje, tha Rehlinger për RBB. “Olaf Scholz është kancelar dhe duhet të qëndrojë i tillë.”
Uniteti brenda partisë ekziston
Por sondazhet parazgjedhore tregojnë, se në tre muajt e ardhshëm, Scholz do duhet të bëjë një hov të jashtëzakonshëm për të fituar zemrën e elektoratit. Atij i duhen të kalojë rreth 15 deri në 20 pikë përqindjeje në sondazhe që të arrijë të mundë Unionin CDU/CSU dhe të mbesë në detyrë si kancelar
Pasi ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius hoqi dorë të enjten nga kandidatura për kancelar, kryesia e partisë, SPD dëshiron të emërojë kancelarin, Olaf Scholz si kandidat për kancelar për zgjedhjet e parakoshme të hënën e ardhshme. Ditë me radhë pati debat në Gjermani rreth pyetjes se kush do të ishte kandidati për kancelar i socialdemokratëve.
Pas dështimit të koalicionit qeverisës, gjithnjë e më shumë politikanë të SPD-së në nivel lokal, shtetëror dhe federal u shprehën hapur për ministrin e Mbrojtjes, Boris Pistorius në ditët e fundit, si kandidat për kancelar. Boris Pistorius është politikani që gëzon më shumë popullaritet në Gjermani, në sondazhe.
Por të enjten në mbrëmje, Pistorius i dha fund debatit me deklaratën e tij. “Sapo kam njoftuar kryesinë e partisë dhe të grupit parlamentar, që nuk jam në dispozicion për të kandiduar për postin e kancelarit”, deklaroi Pistorius në video-mesazhin e publikuar në faqen e internetit të partisë socialdemokrate.
