Skandal/ Martinin nuk e dërguan në QSUT, por te Trauma ku nuk ka kardiokirurg – FOTO

Data

Shërbimi i ambulancës që mori 14-vjeçarin e ndjerë Martin Cani, i cili u qëllua me thikë nga bashkëmoshatari i tij, nuk e ka dërguar në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, por e kanë dërguar te Spitali i Traumës.

Një qytetar ka denoncuar për Syritv se te ‘Trauma’ nuk ka kardiokirurg fare as në organikën e spitalit dhe pasi ka mbërritur 14-vjeçari, kanë thirrur një kardiokirurg nga QSUT i cili padiskutim ka minimizuar edhe shancin që Martini të shpëtojë.

Sipas denoncimit, ambulanca e ka marrë rrugës Martinin teksa ai po transportohej drejt spitalit nga disa qytetarë, dhe më pas e dërgoi te Trauma aty ku nuk ka aparatura për të tilla sulme në zemër.

Kjo zgjidhje që ka bërë shërbimi i ambulancës, sipas denoncuesit është sikur të kapësh veshin e djathtë me dorën e majtë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related