Mblidhet grupi parlamentar i PD, zbardhen 28 amendamentet për buxhetin e 2025

Data

Zbardhen 28 amendamentet e grupit të PD për buxhetin 2025.

Nga caktimi i minimumit jetik në 200 euro te rritja e pensioneve, e deri tek shtimi i fondeve për onkologjikun.
Me poshtë lista e plotë e propozimeve të deputetëve të grupit parlamentar të PD:

1. Caktimin e minimumit jetik 200 euro (20mije leke) – FLAMUR NOKA
2. Rritja e pensioneve 5-fishimi i fondit te propozuar (nga 1.6 ne 8 miliarde leke) – GAZMENT BARDHI
3. Parashikimi i fondeve për bonusin e vitit 2025 për pensionistët – GAZMENT BARDHI
4. Rritja e fondeve për ish- pronarët – OERD BYLYKBASHI
5. Tre-fishimi i fondeve per ish te perndjekurit (nga 1.2 miliarde leke ne 4.2 miliarde leke). – GRETA BARDELI

6. Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te arsimit (rritje graduale me 1% cdo vit). – EDMOND SPAHO
7. Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te shendetesise (rritje graduale me 1% cdo vit). – TRITAN SHEHU
8. Pezullimi i pagesave buxhetore per tre PPP-te ne shendetesi (pervec dializes). – ALBANA VOKSHI
9. Shtimim e fondit prej 1 miliard lekë për qeset tumorale – ALBANA VOKSHI
10. Shtimin e 0.5 miliard lekë për rimbursimin LMC – ALBANA VOKSHI

11. Rritja me 10% e pagave te gjithe administrates publike (pervec pagave te drejtuesve te larte). – SORINA KOTI
12. Rritja me 20% te pagave ne shendetesi. – SORINA KOTI
13. Rritja me 20% te pagave te mesuesve dhe pedagogeve. – INA ZHUPA
14. Kerkimi shkencor, fond te dedikuar prej 2 miliarde leke. – INA ZHUPA
15. Rritja e fondeve te ilaceve te onkologjikut (10% te akcizave duhan alkol, jo me pak se 15 mln euro shtese). – ZHENI GJERGJI

16. Rritja me 50% te fondeve per barnat e rimbursueshme (60 mln euro shtese). – ZHENI GJERGJI
17. Rritja e transfertes se pakushtezuar per bashkite, nga 1% ne 1.5% te GDP-se (shtese 13 miliarde leke). – XHELAL MZIU
18. Pakete mbeshtetese financiare per prodhuesit vendas 5 miliarde leke (kompensim nga shfuqizimi i euros). – JORIDA TABAKU
19. 120 milion euro subvencione per fermeret, blegtoret dhe agroindustrine. – BLEDION NALLBATI
20. Përgjysmimi i shpenzimeve operative te qeverisjes qendrore (pa cenuar shp jetike, sigurise dhe vendimet gjyqesore te formes se prere). – EMILIA KOLIQI

21. Trefishimi i fondeve per mirembajtjen e rrugeve. – FLAMUR HOXHA
22. Pagesë për paruket dhe materialete tjera të nevojshme për zonjat që vuajmë nga sëmudje të kancerit – NJË GRUP ZONJASH DEPUTETE TË PD

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related