Basha: Kushtetuesja t’u japë mundësinë qytetarëve t’i zgjedhin vet deputetët

Data

Deputeti Lulzim Basha, pas takimit me Presidentin Bajram Begaj, deklaroi për mediat se data e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025 është atribut i Presidentit, ndërsa standardet dhe procesi janë prioritet i opozitës.

Ai theksoi rëndësinë e listave të hapura dhe votës preferenciale, duke kërkuar që qytetarët të zgjedhin vetë deputetët e tyre, pa ndërhyrje nga “dhomat korruptive” të politikës. Basha bëri thirrje për votim elektronik dhe identifikim biometrik, pasi vetëm kështu garantohet përfshirja e diasporës dhe shmangien e manipulimeve zgjedhore.

Ai gjithashtu tha se qeveria po keqpërdor burimet publike dhe përfshirjen në manipulimin e zgjedhjeve, duke kërkuar një mobilizim qytetar dhe opozitar për ndryshim.

Sipas tij, vetëm përmes teknologjisë dhe një mobilizimi total mund të sigurohen zgjedhje të lira dhe një alternativë shpresëdhënëse për Shqipërinë.

Pyetja: I dhatë një datë Presidentit se kur duhet të mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare?

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related