Ja mashtrimet e Ramës me pensionistët, nuk ka asnjë vendim për bonusin e fundvitit, të moshuarit do ngelen sërish…

Data

Në fushatën elektorale të qershorit 2013, teksa kërkonte votën e shqiptarëve për të ardhur në pushtet, Edi Rama angazhohej se përmes programit të rilindjes do të nxirrte të moshuarit nga varfëria. “Angazhimi ynë pensione dinjitoze për të nxjerrë të moshuarit nga varfëria”, premtonte Rama në 2013. Pas 11 vitesh, situate është edhe më e rëndë, pasi të ardhurat e pensionistëve kanë qëndruar në të njëjtin vend, ndërsa çmimet për të përballuar jetesën janë rritur.

I trembur nga goditja që të moshuarit mund t’i japin në zgjedhjet e 2025, pasi iu dha “lëmoshë” prej 700 lekësh të reja ose 7 mijë lekësh të vjetra, Rama kërkon të mashtrojë pensionistët duke ndarë një buxhet minimal për bonusin e fundvitit që e japin të gjithë vendet e rajonit. Ndryshe nga vendet e tjera, Rama e ka njëherë në katër vite. E dha në 2020 për efekt të zgjedhjeve 2021 dhe po e jep në 2024 për efekt të zgjedhjeve 2025. Por edhe për këtë bonus ende nuk është marrë një vendim zyrtar. Madje nga ekspertët nuk shihet si zgjidhje për pensionistët, pasi nuk është rritje, por një shpërblim vetëm sa për të kaluar festat.

Reagimet

Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk e sheh si zgjidhje rritjen e bonusit të fundvitit. “Nuk është skemë e qëndrueshme bonusi, por nuk është as zgjidhje afatgjatë,” u shpreh FMN. Po ashtu edhe eksperti Ilir Kalemaj, bonusin e njoftuar nga Rama ku pensionistët me pension deri në 200 mijë lekë të vjetra, do të marrin bonus për fundvit 150 euro dhe të tjerët që marrin mbi 200 mijë, 100 euro, e cilëson si lëmoshë. “Në Shqipëri pensioni mesatar i atyre që kanë pension të plotë afro gjysma, është 170 euro, në Kosovë 340 euro, në Malin e Zi 450 euro, një mesatare thuajse dyfishi sa është në Shqipëri për vendet e rajonit.

U tha se do bëhej indeksim, por nuk ka vend për indeksim. Është katërfishuar kostoja e gjelit, dikur merrnin një gjel e gjysmë, tani nuk marrin dot asnjë gjel të plotë me bonusin. Bonusi jepet vetëm një herë, ndërkohë që PD ua dyfishoi pensionin, kategorisë që për fat të keq voton për mazhorancën. Këta janë nën minimumin jetik, me çfarë jetojnë me ajër? Se gjysmat iu shkojnë për ilaçet. Ata rrojnë prej remitancave. Por euro ka humbur 1/3 e vlerës. Zoti Rama është trembur nga protesta e pensionistëve se thotë një pjesë do votojnë për PD, dhe për radikalët e majtë, dhe është vënë në urgjencë për këtë bonusin e ri. Mund t’iu japë ndonjë lëmoshë prapë në prill se aq është fondi i parashikuar për këtë gjë”, tha ai.

Mashtrimi i Ramës

Nga ana tjetër, gazetarja Ola Xama shprehet se qeveria po mashtron pasi nuk ka asnjë plan për rritje të pensioneve. Për vitin e ardhshëm nuk ka asnjë plan për rritje të pensioneve, por vetëm bonus. Madje në fjalimin e tij të sadakasë, kryeministri nuk mori as mundimin më të vogël për të shpjeguar strategjinë se si do të rriten pensionet në mandatin e katërt. Se ku ndryshon bonusi me rritjen, këtë besoj e kanë të qartë të gjithë: bonusi është një shpërblim që e jep sa herë do e sa do qeveria, rritja është përhershme dhe nuk duhet askush të rrijë i mbërthyer pas ekranit fjalimin e madh të bamirësit. E vetmja pikë që mund të merret me siguri nga sa u tha në Kuvend në diskutimet e buxhetit, është dhënia e një bonusi të dytë në pranverë. Kjo jo për qartësinë se si do të bëhet shpërndarja dhe mbi çfarë baze, por sepse ndarja e tij është hapur për qëllime elektorale.

Personalisht këtu nuk shoh ndonjë gjë të keqe, madje pesha kryesore në programet zgjedhore të partive politike kudo është ajo për pensionet. Politikat e rritjes së pensionit, mosha e daljes, statusi sipas kategorive të veçanta etj., janë një luftë e vërtetë mes pjesës dërrmuese të partive në botë. Ndaj kryeministri do të na duhet të na sqaronte pak më shumë se si planfikon t’i rritë në mandatin e ardhshëm pensionet: duke kthyer shqiptarët e larguar apo duke rritur moshën e daljes në pension? Se historinë me aksionin e madh antinformalitet nuk e beson njeri se mund t’i sjellë buxhetit më shumë se 100 milion euro në vit, të mjaftueshme vetëm për një bonus. Dëgjuam krenarinë se prodhimi kombëtar në një dekadë është dyfishuar, por nuk morëm asnjë sqarim nëse rritja ekonomike është shpërndarë në mënyrë të barabartë për të gjithë. Është e vërtetë që në të shkuarën kemi patur raste të shumta të kapjes së shtetit, tregut, kontrata koncesionare e tendera abuzivë, por dhe ekonomia është rritur me normë të njëjtë, madje 6 pikë përqindje më shumë se këtë dekadë.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related