Opozita kërkon heqjen e mandatit të Vullnet Sinaj dhe e akuzon se ka grabitur mijëra euro nga buxheti i…

Data

Në Këshillin për Mandatin, Imunitetin dhe Rregulloren u diskutua dje për mandatin e deputetit të PS, Vullnet Sinaj. Mes debateve të ashpra mes Gazment Bardhit dhe Sinajt, mbledhja u ndërpre disa minuta për të rinisur sërish. Opozita kërkon heqjen e mandatit të deputetit socialist, Vullnet Sinaj, duke e akuzuar se përmes bizneseve të tij ka përfituar 36 mijë euro nga buxheti i shtetit. Debati nisi kur deputeti i PD, Bardhu e shigjetoi Sinajn si hajdut të buxhetit të shtetit. Ndërkohë, ligjvënësi i PS, kishte marrë me vete një foto të karrigeve të kuvendit të djegura nga opozita, duke thënë se kanë shkatërruar pronën e shtetit, ndërsa demokrati u kundërpërgjigj se ka futur duart në buxhetin e shtetit. Sinaj në mbledhje i hodhi poshtë këto akuza të Partisë Demokratike duke thënë se gjithë jetën ka bërë biznes të ndershëm, teksa tha se nuk do të largohet nga politika.

Një gjë e tillë u përfol në Kongresin e PS në korrik, kur Rama tha se nuk do kandidojë më, por pas akuzave të opozitës të cilët kërkojnë heqjen e mandatit të tij, Sina i tha Bardhit se vitin tjetër do jetë deputet. Ai tha se kishte plan të largohej nga politika, por Bardhi e riktheu. Përgjigjen Bardhi ia dha duke i thënë se “e lexove SMS që të erdhi”, ndërkohë që këmbënguli sërish në akuzat se Sinaj ka futur duart në buxhetin e shtetit. Ndërkohë, nga debatet Sinaj i kujtoi Bardhit edhe akuzat që ka hedhur ndaj Flamur Nokës dhe Sali Berishës. Madje, Sinaj i tha se nëse Bardhi e mban fjalën, s’duhet të jetë me deputet në zgjedhjet e ardhshme, referuar deklaratës së tij se s’do kandidojë nëse me Berishën kryetar. Për akuzat ndaj Nokës, Bardhi s’kishte asnjë fjalë, veçse i tha se nuk i jep llogari se çfarë bën ai me kolegët e partisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related