Në Gusht të vitit 2024, kompania koncesionare që operonte në Kalatën Lindore të Portit të Durrësit për ngarkim-shkarkimin e kontenierëve, shiti aksionet e saj tek shoqëria kroate, “SCHAPHA D.OO”. Ky transaksion përbënte epilogun e një përplasjeje të nisur më herët mes qeverisë shqiptare dhe “EMS”, e cila kishte operuar për 10 vjet në Portin e Durrësit
Qeveria e Edi Ramës vendosi që të japë territorin e Portin të Durrësit për ndërtimin e projektit “Durrës Yacht Marina”. Për “EMS”-në, ky projekt cënonte aktivitetin e saj tregtar e, për këtë arsye iu drejtuar Arbitrazhit Ndërkombëtar, ku kërkonte 40 milione euro dëmshpërblim.
Por, “EMS” u tërhoq nga Arbitrazhi, kur ia shiti aksionet e saj kroatëve të “SCAPHA”. Marrëveshja mes dy shoqërive duket se ka ngritur shqetësime në qarqe të ndryshme ndërkombëtare.
Mediumi gjerman “Capital Beat” ka ngritur disa pikëpyetje për këtë zhvillim, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me disa lidhje me Amerikën Latine të pronarit të ri fundor të kompanisë koncesionare, Filip Rogosić.
Më poshtë është teksti i plotë, i përkthyer nga “Boldnews.al”
