Dy atentate mafioze ende pa mbushur 24 orë nga njëra tjetra kanë tronditur rrugët e Tiranës e jo vetëm.
Të shumtë ishin personazhet që reaguan për këto akte kriminale.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, kreu i Demokratët Euroatlantikë Lulzim Basha ka reaguar me tone të ashpra duke drejtuar gishtin nga kreu i qeverisë Edi Rama.
Sipas Bashës motoja e Edi Ramës “Kokat hëngshin” nuk është ligji që duhet të mbizotëroj në Shqipëri.
Postimi i plotë i Lulzim Bashës:
Dy atentate mafioze në pak ditë që tronditën Tiranën dhe vrasja tragjike e 14-vjeçarit te “Fan Noli”, janë një alarm për dhunën që ka mbërthyer vendin.
Shkollat janë kthyer në vende ku trafikantët shesin lëndë narkotike, duke i bërë ato të rrezikshme për nxënësit dhe një shqetësim të përditshëm për çdo prind, ndërsa zona të tëra të Shqipërisë janë jashtë kontrollit të shtetit, sepse bandat diktojnë me ligjin e dhunës dhe me leje politike.
Kjo është pasqyra e degradimit të rendit dhe sigurisë, teksa vendi qeveriset nga një kryeministër që ka ardhur në pushtet me mbështetjen e krimit të organizuar dhe e ka vendosur pushtetin në shërbim të krimit të organizuar. Parlamenti i Çyrbeve, nuk mund të jetë parlamenti i shqiptarëve.
Motoja e Edi Ramës “Kokat hëngshin” nuk është ligji që duhet të mbizotëroj në Shqipëri.
Forca e ligjit nuk duhet të tolerojë askënd!
