Reduktimi i zonave të mbrojtura u bë për t’i hapur rrugë ndërtimeve dhe HEC-eve

Data

Qeveria ndryshoi sipërfaqet e të paktën pesë parqeve kombëtare për t’i hapur rrugë ndërtimeve dhe hidrocentraleve në zona të mbrojtura. Ajo madje shpërfilli edhe rekomandimet e ekspertëve të saj për t’i paraprirë ndryshimet me studime të detajuara, të cilat do të mund të evidentonin vlerat e zonave që do të hiqeshin nga rrjeti.

Parqet Kombëtare Lurë-Mali i Dejës, Divjakë-Karavasta, Butrint, Dajt dhe Shebenik-Jabllanicë u ndryshuan në vitin 2022 bashkë me zonat e nëntë parqeve të tjera, pa u paraprirë me studime dy-pesë vjeçare, sikurse iu rekomandua qeverisë në një raport të konsultuar edhe me grupe interesi.

Kjo u kuptua gjatë seancës së radhës gjyqësore në Gjykatën Administrative të Apelit ku 11 organizata të shoqërisë civile kanë paditur qeverinë për veprime, prej të cilave, ata thonë se, dëmtohen habitate natyrore.

Gjatë kësaj seance gjykata kishte thirrur ekspertët që morën pjesë në hartimin e raportit mbi të cilin qeveria vendosi të ndryshonte sipërfaqet e parqeve.

“Ekspertët nuk morën përsipër të dëshmonin se qeveria i ka kryer këto studime, ndërkaq, dihet se qeveria nuk i kreu kurrë studimet e rekomanduara nga ekspertët e saj përpara vendimmarrjes,” tha në një postim në Facebook Shoqëria Ornitologjike Shqiptare (AOS).

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related