Dosje për SPAK, zbardhet e plotë afera e Ministrisë së Brendshme me drejtorinë e Menaxhimit të Mjeteve të…

Data

Gazeta prej disa ditësh ka publikuar një skandal të zbuluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, (KLSH), në Ministrinë e Brendshme. Raporti i finalizuar në korrik të 2024 nga KLSH, nxjerr zbuluar disa shkelje, ku më e rënda është tek vendimi i transferimit të pronës së godinës  të drejtorisë së Menaxhimit të Mjeteve të Transportit, e njohur edhe si ish-QSHAMT.  Në raport dalin procedura skandaloze dhe shkelje të ligjit në kohën kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme Plarent Ndreca dhe Ministër i Brendshëm, z. Sandër Lleshaj. Vendimet e tyre kanë çuar në pasojë negative për Ministrinë e Brendshme dhe për përdorimin e fondeve buxhetore. KLSH gjithashtu evidenton shkelje të ligjit për organizimin e Këshillit të Ministrave dhe për përdorimin e fondeve të rindërtimit.

Gjetjet e auditimit përfshijnë: Kalimin e pronës me sipërfaqe të madhe në pronësi të MFE-së pa një studim të plotë. Procedurat e pasistemuara të tjetërsimit të pronës dhe përdorimi i fondeve të rindërtimit për qëllime të tjera që nuk janë në përputhje me ligjin. Privatizimi i pasurisë pas kalimit në administrim të Ministrisë së Financave, pa ndjekur procesin e duhur ligjor. Rekomandimi i KLSH është që Ministria e Brendshme të ndërmarrë masa për inventarizimin e pronave, duke u siguruar që çdo transferim i pronës shtetërore të mbështetet nga një analizë dhe studim të hollësishëm mbi ndikimin e tij financiar dhe operacional. Me gjithë këtë skandal, a do të ndërhyjë SPAK për të hetuar që të dënojë përgjegjësit, ku në këtë mes nuk preket vetëm Ndreca, apo Lleshaj, por edhe ata që miratuan dhënien e fondeve të rindërtimit pa asnjë inspektim.

Gjetjet nga auditimi i KLSH

“Nga auditimi i KLSH konstatua se prona me sipërfaqe 28,452 m2 ku ushtronte aktivitetin ish-QSHAMT, institucion në varësi të Ministrisë së Brendshme, në harkun kohor prej 24 orësh, pa u kryer paraprakisht një studim dhe vlerësim i ankesës së ardhur nga qytetarët, në raport me interesat e Ministrisë së Brendshme dhe për funksionin e rëndësishëm që QSHAMT ka në administrimin dhe riparimin e mjeteve të MB dhe DPPSH, nëpërmjet vendimeve nr. 528, datë 25.07.2019 dhe nr. 529, datë 25.07.2019, të Këshillit të Ministrave, propozuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, kaluan përkatësisht në pronësi të Ministrisë së Financave dhe pasuritë me nr. 3/771, 3/772, 3/773, 3/774, zona kadastrale 8240, me sipërfaqe totale 4,122 m2 (7 herë më e vogël se sipërfaqja në të cilën ushtronte aktivitetin QSHAMT) me vendndodhje në Rrugën Hamdi Pepa, në përgjegjësi administrimi të MB-së, me qëllim që në këtë pronë të zhvendosej QSHAMT, veprime në kundërshtim me nenin 15 të ligjit nr. 8743, datë 22.02.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit” i ndryshuar.

Konstatohet që veprimet e mësipërme janë të pastudiuara dhe të nxituara, duke sjellë pasoja për Ministrinë e Brendshme, pasi asetet në pronësi të QSHAMT nuk mund të përshtaten në një sipërfaqe sa 1/7 e sipërfaqes që MB dispononte dhe aktualisht Drejtoria e Menaxhimit të Mjeteve të Transportit -DMMT (ish-QSHAMT), sot ende nuk ushtron aktivitetin e saj as në pronën e dhënë me nr. 3/771, 3/772, 3/773, 3/774, me sipërfaqe totale 4,122 m2. Procedura e tjetërsimit të pronës është kryer jashtë çdo afati kohor të parashikuar në dispozitat ligjore e nënligjore në fuqi, ndonëse nuk ka pasur asnjë emergjencë për inicimin e këtij projekt akti, ku për miratimin e VKM- ve do të duheshin minimalisht 10 ditë kalendarike nga propozimi tek miratimi i projekt-aktit, veprime që nuk janë në përputhje me kërkesat e Ligjit nr.9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit te Ministrave”, përgjegjësi kjo e MFE dhe MB.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related