“Procedurë e dyshimtë”/ PD: SPAK të hetojë shpalljen investitor strategjik të Turjan Hyskos dhe Brahimajt

Data

Pasi Turjan Hyskon, vëllai i ish-deputetit të PS-së Elio Hysko dhe ish kryebashkiku socialist i Vorës, Hekuran Brahimaj u shpallën invesitorë strategjik, Partia Demokratike i ka kërkuar  SPAK që të hetojë procedurat për dhënien e statusit investitorit strategjik për dy personat që kanë lidhje me qeverinë.

Sipas PD, Rama i fali Hyskos dhe Brahimajt një sipërfaqe të pasurisë së paluajtshme shtetërore prej 76,950 m2 dhe investimi kap shifrën e 50 milionë eurove.

Zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli tha në një deklaratë për shtyp, se SPAK duhet të hetojë perocedurën e shpalljes së investitorit strategjik dhe se të zbardharë burimin e të ardhura të ligjshme për implementimin e këtij projekti.

Partia Demokratike kërkon nga SPAK të hetojë procedurën e ndjekur për këtë investim strategjik i cili do të përfshijë tokë shtetërorë dhe private duke zbardhur dhe burimin e të ardhura të ligjshme për implementimin e këtij projekti”, tha Vangjeli.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related