Azerbajxhan/ Aktivistët protestojnë brenda konferencës së OKB-së për ndryshimet klimatike

Data

Qindra aktivistë u mblodhën brenda një prej sallave plenare ku po mbahet konferenca vjetore e Kombeve të Bashkuara mbi klimën në Baku të Azerbajxhanit, për të protestuar në kuadër të fushatës të quajtur “dita e veprimit” në nivel global për drejtësi klimatike.

Protestuesit mbanin pankarta ku bëhej thirrje për më shumë të fonde për klimën, që përfshin para për kalimin tek energjia e pastër dhe përshtatjen për ndryshimet klimatike.

Protesta në Baku pritet të shoqërohet edhe me protesta në vende të tjera.

Ndërkohë, që po mbyllet java e parë e bisedimeve për klimën, vazhdojnë negociatat se sa do t’i paguajnë vendet më të pasura vendeve në zhvillim për t’iu përshtatur ngrohjes globale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related