Republikanët optimistë se Trump do t’i japë fund luftës Rusi-Ukrainë

Data

Ligjvënësit kryesorë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve thonë se në Kongres kanë filluar diskutimet rreth luftës së Rusisë në Ukrainë në një përpjekje për të përmbushur premtimin e fushatës së Presidentit të zgjedhur Donald Trump për t’i dhënë fund konfliktit

Ligjvënësit i thanë Shërbimit ukrainas të Zërit të Amerikës se janë optimistë se zoti Trump mund ta arrijë qëllimin e tij.

Ligjvënësi republikan Mike Waltz, i cili u emërua nga zoti Trump këtë javë për pozitën e këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, i tha Zërit të Amerikës se “presidenti ka qenë i qartë se të dyja palët duhet të ulen në tryezën e bisedimeve dhe se ai është përqendruar tek përfundimi i luftës dhe jo tek vazhdimi i saj“.

Zoti Waltz tha se edhe pse zoti Trump nuk foli mbi luftën në Ukrainë kur u takua me ligjvënësit të mërkurën, diskutimet mbi këtë çështje po ndodhin “nga ana tjetër”, por pa dhënë detaje mbi këtë.

Ligjvënësi republikan Mike Rogers, i cili shërben si kryetar i Komisionit të Forcave të Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se beson tek aftësia e zotit Trump për të negociuar një armëpushim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related