“Lubi Balluku ka bërë vjedhje të papërmbajtura”- Sali Berisha: Ndërton rrugë me çmim 10 herë më të larta se në Kroaci

Data

Ish-kryeministri Sali Berisha sërish ka akuzuar ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku se ka vjedhur duke ndërtuar rrugë me çmim 10 herë më të larta se në Kroaci

Berisha përmendi tunelin e Llogarasë, apo 13 km e Unazës së Tiranës, që sipas tij janë bërë abuzime dhe janë vjedhur para.

“Sa i përket lubi Ballukut, ju e dini që unë në mënyrë të përsëritur kamë sjellë para shqiptarëve vjedhjet e saj të papërmbajtura, me tunelin e Llogarasë, me rrugë që ndërtohen me çmim 10 herë më të lartë se në Kroaci, me copëtimin në 14 kontrata të 13 km rrugë të Unazës së Tiranës”, tha Sali Berisha në emisionin Log në News24.

PO ashtu, Sali Berisha i beri thirrje FBI  që të hetojë udhëtimet në Shqipëri, çdo dy javë të Aleks Soros.

“Ai nuk vjen për turizëm seksual, por për arsye të tjera enigmatike, që duhen hetuar. Një hetim nga FBI dhe Kongresi amerikan do të mund të ndriçonte këtë figurë të errët të njerëzimit”, tha nder te tjera Sali Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related