Policia publikon planin e masave për dy ndeshjet e Kombëtares: Ja rrugët që bllokohen

Data

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e sigurisë për dy ndeshjet e fundit të kombëtares shqiptare në Ligën e Kombeve, kundër Çekisë dhe Ukrainës, më 16 dhe 19 nëntor.

Për ndeshjen e nesërme ndaj Çekisë do të ketë bllokim të disa akseve rrugore në Tiranë, duke filluar që prej orës 15:00 të disa prej akseve rrugore, më konkretisht:

* Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;
* Rruga “Papa Gjon Pali II”;
* Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së;
* Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së;
* Rruga “Themistokli Gërmenji”;
* Rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Liceut;
* Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
* Rruga “Jul Variboba”, pranë postës;
* Rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;
* Rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.

Gjitjhashtu, uniformat blu raportojnë se do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

Policia paralajmëron tifozët shqiptarë dhe të huaj se veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë. Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related