Boçi: Beqaj u pengua të dëshmojë që mos i vinte radha Ramës e Nushit

Data

Për nënkryetarin e PD-së Luçiano Boçi, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj nuk u lejua të dëshmojë në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi, që mos i vinte radha Edi Ramës dhe Vilma Nushit

I ftuar në A2CNN, Boçi tha se Beqaj theu rregullat që të digjte dëshminë e tij dhe afatet e komisionit.

Bindja ime është që të pengohej nga mazhoranca, që të ndërpritej rrjedha e dëshmive të tjera që komisioni të mos ketë arsye për zgjatjen e hetimeve dhe të mos thirreshin dy autorët kyçë të këtij komisioni Rama e Nushi. Beqja duhet të jepte përgjigje për pyetjet që i bën komisioni. Theu rregullat që të digjte dëshminë e tij dhe afatet e komisionit. Ajo që u shmang nga kjo kakofoni vënia e Beqajt përballë pyetjeve zbuluese të së vërtetës. E penguan vetë me dashje.

Këto komisione duhen çuar deri në fund dhe nuk duhet të ndërpriten. Edhe në rastin e mos dëshmisë së zotit Beqaj ka një ngërç. Me një vendim shumice të merrnin një vendim që të paraqitej para komisionit dhe gjithçka ishte zgjidhur”, u shpreh Boçi.

Boçi e krahason komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi me atë të inceneratorëve ku ka qenë edhe vetë pjesë, por në atë rast thekson ai ndërhyri ambasada e SHBA-së. Sipas Boçit komisioni duhet ta çojë deri në fund punën e tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related