“Shkodra duhet të zbardhet plotësisht”/ Zbulohet porosia e parë e ministrit Hoxha për drejtuesit e rinj të qarqeve

Data

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, gjatë prezantimin të 12 drejtuesve të rinj të Drejtorive të Policive në Qarqe, ka folur për masakrën e Dobraçit, duke u kërkuar atyre ta zbardhin sa më shpejt ngjarjen dhe të arrestohen autorët.

“Vizioni ynë Shqipëria 2023 dhe ambicia për anëtarësimin në BE na sfidon të bëjmë më shumë çdo ditë, në imponon thellimin e progresit të bërë në transformimin e Policisë së Shtetit, Drejtuesit që marrin sot detyrën janë zgjedhur për kompetencën dhe aftësinë e tyre, por edhe për integritetin e figurës.

Siguria e lartë është vetëm një ambicie, por një e drejtë e çdo qytetari, pa harruar vizitorët e fundit. Drejtuesit e rinj të policisë së shtetit do të sigurojnë praninë e forcave të rendit në çdo cep të Shqipërisë, forcimin dhe lidhjen me qytetarët dhe komunitetit dhe reagim të shpejtë ndaj ngjarjeve kriminale të mëdha dhe të vogla. Për shembull si ajo e pak javëve më parë në Shkodër, e cila duhet zbardhur plotësisht dhe autorët duhet të shkojnë prapa hekurave sa më shpejt”, tha Hoxha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related