Debate të ashpra janë zhvilluar në Komisionin Hetimor për Sterilizimin, pasi që prej ditës së djeshme ende nuk është bërë e mundur që ish-ministri Ilir Beqaj, të dëshmojë. Sipas deputetit demokrat, Edmond Spaho, e gjitha kjo është një skenar i mazhorancës.
“Këtu ka një skenar. Duket qartë që ka një skenar. Edhe dje që ndenjëm nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 20, edhe sot ka një skenar për të na e paraqitur si hero atë që ka çuar për rrush e kumbulla dhe ka futur në xhepat e vete dy koncesione që janë 250 milionë euro. Për këto koncesione është marrë i pandehur”, tha Spaho.
“S’është fatkeq ai (Ilir Beqaj), akuzohet për hajdut. Pse duhet ta respektojmë ne hajdutin?! Të vijë këtu tu përgjigjet pyetjeve tona, jo të bëjë shfaqje. Komisionin e kemi kërkuar ne dhe na jep ligji të drejtat dhe s’ju pyesim ju, pyesim ligjin, Kushtetutën dhe rregulloren. Jeni bërë si xhandarë, me mekanizmin e shumicës. Doni të bëni heroin e maskarallëqeve. Ju ka tallur gjithë populli dje me atë që keni bërë dhe qeshni dhe sot”, tha Spaho.
