Dyshohet se lejuan Ibrahim Licin të largohej, AMP çon policët e Shkodrës në Prokurori për shpërdorim detyre

Data

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka referuar materialet në Prokurorinë e Shkodrës ku akuzon efektivët e policisë lokale atje për “shpërdorim detyre” në lidhje me masakrën me 4 viktima në Dobraç. Sipas burimeve, AMP ka dyshime të forta se efektivët nuk kanë kryer detyrën duke lënë që të ikë nga vendngjarja personin e tretë që dyshohet se ishte në makinën e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit. Tashmë pritet që organi i akuzës të thellojë hetimet në lidhje me grupin e efektivëve që ishin në vendngjarje.

Ende mbetet mister personi që del në video, ndërkohë që dyshohet se ishte Ibrahim Lici, vëllai i Hamza Licit, i vrarë në atentat. Ka dyshime se Ibrahim Lici të jetë lënë nga efektivët që të largohet nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që për autoritetet 32-vjeçari është një nga personat më të kërkuar, për vrasjen e Endri Mustafës. Ndërkohë Prokuroria e Shkodrës ka shpallur moskompetencën, duke ia kaluar dosjen Prokurorisë së Posaçme, për shkak se ka dyshime se ngjarja është kryer nga një grup i strukturuar kriminal.

Hetimet

Ndërkohë atentati ndaj Hamza Licit dhe Arlind Bushatit është kryer nga vrasës amator. Ky është përfundimi që ka arritur policia e Shkodrës për masakrën e 30 tetorit. Nga analizimi  i veprimeve rezulton se mjetit tip Range Rover ka ndjekur në distance makinën tip Benz më targa kroate për gjatë gjithë lëvizjeve të tyre. Sipas eksperteve te policisë shkencore, autoret e kane kuptuar se po ndiqeshin veten kur ata kanë hyre në lagjen Dobraç. Sapo janë futur në këtë lagje makina e viktimave ka filluar të rris shpejtësinë e lëvizjes e po ashtu edhe mjeti tip Range Rover.

Por bazuar në fuqinë motorike makina e autoreve ka qenë me e fuqishme deri sa kanë arritur ta parakalojnë duke zbrazur armët e zjarrit. Sipas raportit të mjekësisë ligjore Arlind Bushati dhe Hamza Lici kanë marrë plumba të goditur në distancë, çka do të thotë përjashtohet mundësia që autoret të kenë zbritur nga mjetit për t’i qëlluar më nga afër dy viktimat. Burime për Ora Neës bëjnë më dije se para pak ditësh një operacion i forcave RENEA është zhvilluar në qytetin e Shkodrës ku në dore kanë pasur një liste emrash që do duhej të shoqëroheshin në polici. Po nga ky operacion asnjë prej tyre nuk është shoqëruar pasi nuk janë gjetur në ambientet ku ata frekuentonin.

Si ndodhi ngjarja?

Një makinë në lëvizje me autorët qëlloi me armë zjarri drejt Hamza Licit dhe Arlind Bushatit më 30 tetor. Lici ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa Arlind Bushati luftoi për jetën në spital për disa orë pasi mori një plumb në kokë dhe ndërroi jetë më vonë. Lici dhe Bushati po udhëtonin nga Shkodra drejt Koplikut me makinën tip Benz me targa kroate, në momentin që u qëlluan. Viktima Hamza Lici është vëllai i Ibrahim Licit, i kërkuar për vrasje. Në këtë masakër, të vdekur mbetën edhe çifti i qytetarëve që po udhëtonte më motor në momentin e atentatit. Bashkim Basha dhe Flutura Basha kanë qenë duke udhëtuar me motor kur mjeti tip Benz, me të cilin po udhëtonte Lici dhe Bushati ka humbur kontrollin dhe i ka përplasur. Për shkak të plagëve të rënda Flutura Basha ndërroi jetë në vend, ndërsa Bashkim Basha disa ditë më vonë në spital.

Një makinë tip Land Rover model i ri i djegur u gjet në fshatin Grudë e re të Shkodrës 10 minuta pas ngjarjes. Brenda saj u gjetën dy automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur në atentat. Nga ana tjetër në makinën me të cilën po udhëtonin viktimat Hamza Lici dhe Arlind Bushati u gjetën tre pistoleta. Pista kryesore e vrasjes është përplasja mes grupeve të Shkodrës, ndërsa dyshohet për dy autorë të shpallur në kërkim, Izmir Sakica dhe Samuel Troshani.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related