Boçi: Besojmë se SHBA do të heqë ‘non-gratën’ për Berishën

Data

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e News24 ka komentuar aktivitetin e opozitës në përgatitje të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, duke theksuar se angazhimi i opozitës mbetet i pandryshuar.

Boçi, njëherazi koordinator politik për PD-në në Shkodër, ka folur për situatën e komplikuar në këtë qytet, duke e quajtur Shkodrën një shembull të forcës qytetare që kundërshton ndikimin e krimit politik dhe të rrugës. Ai ka theksuar se në vitin 2023, Partia Socialiste arriti të sigurojë pushtetin lokal në Shkodër përmes lidhjeve të dyshimta me krimin, një praktikë që, sipas Boçit, vazhdon të shtrijë ndikimin e saj në politikën lokale.

Shkodranët kanë ditur të reagojnë fort duke përdorur vokacionin e tyre për lirinë dhe demokracinë,” tha Boçi. Ai gjithashtu ka nënvizuar se, si koordinator i PD-së në këtë qytet, ka për detyrë të ndihmojë në ndërtimin e një raporti të besimit mes partisë dhe qytetarëve, duke e konsideruar këtë një moment kyç për forcimin e opozitës.

Boçi mohoi se opozita ka ndalur mosbindjen e saj civile, duke theksuar se ajo mbetet aktive në parlament dhe jashtë tij, duke informuar qytetarët mbi shpërdorimin e fondeve publike dhe buxhetit.

“Buxheti i miratuar nga qeveria është marrë nga qytetarët përmes taksave, por nuk po investohet siç duhet. Qeveria po harxhon para për projekte të dyshimta, si për shembull 30 milionë euro për një kilometër rrugë, ndërkohë që arsimi po mbetet në nivele të ulëta,” tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related