Tabaku: Projektbuxheti 2025 nuk reflekton vrullin për reforma që kërkon integrimi në BE

Data

Kryetarja e komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku deklaroi sot se projektbuxheti 2025 nuk reflekton një pjesë të madhe të prioriteteve që lindin nga pozicioni negociues i vendit, si dhe nuk ka asnjë ndryshim nga buxhetet e mëparshme.

Gjatë seancës dëgjimore në komision me Kryenegociatoren, Majlinda Dhuka, Tabaku shprehu shqetësimin për sa i përket ritmit të ulët të përafrimit të legjislacionit.

“Jam ndeshur prej disa vitesh me retorikën që është prioritet përafrimi i legjislacionit, por i vetmi ndryshim  nga vitet paraardhëse në këtë komision nga 8 janë shqyrtuar 12 akte. Ky nuk më duket një ritëm i mirë”, tha Tabaku.

Tabaku u shpreh se nuk sheh të reflektuar në buxhet vrullin për reforma, apo ngritjen e shtetit në këmbë për hapjen e negociatave.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related