Në një konferencë për mediat Berisha paralajmëroi protestë para parlamentit, ditën që në Kuvend do të votohet projekt buxheti për vitin 2025.
Lidhur me protestën foli sot në studion e “News 24” anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari
Muçollari tha se buxheti nuk i respekton nevojat e qytetarëve dhe se kjo sipas tij është një arsye më shumë për të dalë në protestë.
Shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi në Kuvend i projektligjit për Buxhetin e vitit 2025, do të zhvillohet të martën e datës 3 dhjetor të këtij viti, 2024.
Grigels Muçollari: Protesta do të zhvillohet para parlamentit. Buxheti nuk i respekton nevojat e njerëzve, kjo është një arsye më shumë për të protestuar. Përtej diskutimeve teorike apo prioriteteve qe duhet të ketë buxheti, ne jemi në një tjetër diskutim sot, që buxheti vidhet. Detajet e protestës do të merren vesh në vazhdim. Protesta del ndonjëherë jashtë planifikimeve, sepse njerëzit janë të revoltuar.
