Kandidatët për drejtor Policie/ Emri i Erion Ahmetit hedh në erë të gjithë procesin

Data

Ligji i ri për Policinë e Shtetit u prezantua si një zgjidhje shumë e mirë për të larguar nga drejtimi “xhaketat e vjetra”, mbi të cilët ka pasur shumë akuza për korrupsion e lidhje me krimin e organizuar dhe për të vendosur “njerëz të rinj”, të cilët do t’i ndryshojnë fytyrën dhe qasjen e uniformave blu.

Por ky proces i mirëpritur nga opinioni publik, zbehet ndjeshëm gjatë zbatimit në praktikë. Së fundmi, Komisioni i Posaçëm i ngritur në Policinë e Shtetit për të vlerësuar kandidatët për postin e drejtorëve të qarqeve, ka publikuar listën me pikëzimin e secilit prej tyre.

Në top-dhjetëshen me pikët më të larta është edhe emri i Erion Ahmetit. Për ata që ky emër mund të jetë harruar pakëz, “Boldnews.al” po risjellë në vëmendje se pak vite më parë, Ahmeti ka qenë shefi i qarkullimit rrugor në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Listimi dhe pikëzimi i kandidatëve për Drejtues Vendor të Policisë

Ahmeti ka mbajtur këtë detyrë prej vitit 2018 deri kur u shkarkua me urdhër të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano, në vitin 2021.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related