Sezoni veror i 2025, ministri Hoxha: Ja kush do ketë të drejtë të shfrytëzojë vijën bregdetare, siguria mbetet problem

Data

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha paralajmëroi masa të reja për të garantuar sigurinë në plazhe. Në një takim me prefektët e qarqeve për sezonin turistik dhe menaxhimin e emergjencave, ministri tha se bashkitë duhet të marrin masa për pikat e vrojtimit dhe gjetjen e personelit të kualifikuar.

Ai gjithashtu shtoi se masa do të merren edhe për ofruesit e shërbimeve në plazhe, dhe do të jenë vetëm operatorët e licensuar ata që do të shfrytëzojnë vijën bregdetare

Një nga problematikat ka qenë siguria në vijën bregdetare. Kjo histori duhet të marrë fund dhe të merren masat nga bashkitë për pikat e vrojtimit në plazhe dhe gjetjen e personelit të kualifikuar. Kjo situatë duhet të zgjidhet për sezonin e ri. Së dyti ka pasur edhe këtë vit operatorë abuzivë apo stacione që ushtrojnë veprimtarinë e tyre megjithëse nuk përmbushin standartet. Për sezonin e ri, do të kemi kushte të reja për licensimin e ofruesve të shërbimeve në plazhe.

Vetëm operatorët e licensuar, hotelet do të kenë të drejtën të shfrytëzojnë si biznese po ashtu edhe hapësirën bregdetare. Do të ketë dhe më shumë hapësira të lira për qytetarët. Së treti, një problem që kërkon zgjidhje është kërkimi i kushteve të favorshme për aksesin në pikat turistike, ku përfshihen ndërtimi i rrugëve me standarte apo vendosja e sinjalistikës së duhur dhe krijimi i infrastrukturës që këto pika të jenë të shfrytëzueshme edhe nga biznesi. Problematikë tjetër menaxhimi i rasteve të emergjencave sidomos zjarreve.”, tha ministri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related