Në një postim në rrjetet sociale, Endri Shabani shkruan se ka zero shanse që “unë apo Nisma Thurje të jemi bashkë me Lulzim Bashën në zgjedhjet e 2025-ës”.
“Ka zero shanse që unë apo Nisma Thurje të jemi bashkë me Lulzim Bashën në zgjedhjet e 2025-ës. Pikë”, shkruan Shabani në postimin e tij.

Lulzim Basha, i ftuar në emisionin ‘Log.’ në News24 mbrëmjen e së premtes, është shprehur se ka individë që besojnë se vendit nuk mund ti mohohet një alternative e vërtetë.
Ka individë që kanë dhënë kontribut në kohë të vështira të Shqipërisë dhe besojnë se vendit nuk mund ti mohohet një alternative e vërtetë dhe të mbetet në kafazin e zotit Rama dhe kë ai do të ketë përballë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Basha.
