Largimi nga politika? Rama i “pangopur”: Dua ta lë punën e kryeministrit, por kam “hallin” se…

Data

Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij “Flasim” ka vijuar “teatrin” e tij të propagandës.

Kreu i qeverisë thotë se është i lodhur nga puna si kryeministër por edhe pse ndodhet prej 12 vitesh në pushtet e ka të pamundur që të largohet.

Rama është shprehur se e mendon heqjen dorë nga puna e tij, teksa theksoi se “do të ishte shumë i lumtur”.

Edi Rama: “Sa herë mendoj unë “Ta lë këtë punë do të jem shumë i lumtur”, problemi është që pastaj thua si do vazhdojë puna, këtu, puna atje. Pjesën e artit e kam shumë më të relaksuar, e kam të thjeshtë, ose gjatë bisedës, ose kur ka një të shtunë, ose të dielë që është më e lehtë shkoj dhe futem në shpellën e Dules edhe aty kam bekimin që duke i pasur duart gjithë baltë dhe ngjyra nuk prek telefonin. Jam i shkëputur, bëj një detoks”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related