Apeli i GJKKO-së ka marrë vendimin për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako dhe 7 të pandehurit e tjerë që akuzohen si të përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit.
Trupa gjykuese, e përfaqësuar nga Ilirjana Olldashi, ka vendosur dënimin me 10 vite burg të ish-ministrit Koka, i cili përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe dënohet përfundimisht me 6.8 vite pas hekurave.
Kurse ish-deputeti Alqi Bllako dënohet me 4 vjet burg, që me gjykim të shkurtuar konvertohet në 2 vjet e 8 muaj burg dhe 5 vite heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike. Kërkesat ishin depozituar nga SPAK, që nuk ishte dakord me shkallën e parë, duke kërkuar shtihim e akuzës ‘shpërdorim detyre’ për të dy, si dhe prishjen e pafajësisë së shkallës së parë për Bllakon.
Ndërkohë Klodian Zoto u dënua me 10 vite burg, dhe me gjykim të shkurtuar do vuaj 6.8 vite burgim. I njëjti dënim u dha edhe për Mirel Mërtirin.
Stela Gugallja u dënua me 7 vite burgim dhe me gjykim të shkurtuar do vuaj 4.8 vite.
