Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji thotë se burgosja e tij është bërë për shkak të Ramës, pasi kërkonte me ngulm të eleminonte kundërshtarin politik. Përmes një reagimi nga burgu i Fierit, Salinji tha se izolimi i tij në qeli është bërë për shkak se mundi Ramën në çdo betejë elektorale, të cilën ia kishte besuar partia ku aderon. Sipas Salianjit, është e patolerueshme që censura me gjykatë, të vendosë mbi të ardhmen e vendit tonë, si dhe për t’u treguar shqiptarëve se familjarët e pushtetarëve janë të paprekshëm.
“Prokuroria ka zbuluar se zeri i publikuar nga PD është i ngjashem me zerin e Xhafajt dhe këtë e verteton JP French, kompani prestigjoze britanike! Qartazi nuk kemi të bëjmë me proces ligjor. Inkuizicioni spanjoll ishte më serioz në prova e deshmi. Jam këtu në qelitë e Fierit, për shkak se e kam mundur Ramën në çdo beteje ku më ka dhënë pergjegjësi Partia Demokratike. Rama fitoi për momentin se hoqi nga rruga një kundërshtar, po shoqëria çfarë mori nga kjo? A do të donit një vend ku denonet denoncuesi dhe trajtohet si viktimë trafikanti, siç e beri Rama disa here deklarimin publik? A pranohet që në një shoqëri, të denohesh pa ligj?
A është e pranueshme që kundershtarin politik që nuk e mund dot me votë dhe as e blen dot, ta eleminosh me forma ekstrapolitike? A i sherben Shqipërisë, a e ndihmon të ardhmen tonë vendosja e një censure me gjykatë, percaktimi se familjarët e pushtetarëve qenkan të paprekshëm, edhe kur kryejnë krime të rënda. A është kjo drejtësia e re, shpresa e madhe e qytetarëve, reforma që u pershendet me duartrokitje pas mesnate? A janë krenarë taksapaguesit e vendeve mike që dhanë miliona euro, kur shohin se vendi ku investuan po kthehet ne sulltanat, ku trilli personal i sunduesit është norma, ligji, kushtetuta”, shkruan Salianji.
