Fitorja e Donald Trump/ Gazetarja e VOA: Kampi demokarat po përpiqet të gjej arsyen e humbjes

Data

E ftuar në një studio lajmesh, nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë në “Skype”, ishte Klementina Cenkollari, gazetarja e Zërit të Amerikës, për të folur sesi po shihet rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Për Republikanët cilësohet një rikthim historik në Shtëpinë e Bardhë. Ai ka siguruar një mandat të dytë në një rezultat që nuk parashikohej në anketimet përpara datës 5 nëntor. Të dhënat e fundit tregojnë se ai ka marrë 277 nga 270 votat e nevojshme për të marrë fitoren e presidencës. Bëhet presidenti i dytë në historinë Amerikane që është zgjedhur në dy mandate jo të njëpasnjëshme që nga viti 1982. Kanë mbetur ende disa vota pa u numëruar. Kampi demokrat po përpiqet të gjejnë arsyet e humbjes dhe të paraqitjes së dobët krahasuar me kohën kur kandidonte Biden dhe si është e mundur që në ato zona elektorale apo në shtetet ku kanë fituar tradicionalisht demokratët, nuk ndodhi në këtë proces zgjedhor”, u shpreh Cenkollari.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related