PD gjatë ditës së djeshme në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar në një deklaratë për mediat, thanë se PD do të marrë pjesë në diskutimet për Buxhetin 2025.
Lidhur me këtë deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, e ftuar në një studio televizive, u shpreh se aksioni opozitar është i shpërndarë në disa fronte dhe se me gjithë këto ngjarje të rënda që kanë ndodhur në parlament ai është vendi i duhur për tu përballur me disa të vërteta.
Ajo tha se fokusi i buxhetit 2025 janë tenderat e koncesionet dhe jo pensionistët të cilët përdoren vetëm për propagandë dhe se sipas saj janë kategoria më e diskriminuar dhe tallur në këto 11 vite.
“Ne kemi vendosur të përballemi, njerëzit kanë nevojë të dëgjojnë disa të vërteta, qytetarët do duan të dëgjojnë dhe përballja në parlament është përballja frontale që duhet të bëjmë në parlament se ku shkojnë taksat e tyre.
Padyshim ngjarje shumë të rënda kanë ndodhur në parlament dhe mendojmë se ky moment është shumë i rëndësishëm për tu përballur në parlament.
Është një buxhet elektoral që fokusohet në përfitimin e 5% të qytetarëve, një buxhet prej 2.8 mld euro ku fokus janë tenderat dhe koncesionet dhe jo pensionistët siç e propagandojnë, ndërkohë që ata janë shtresa që e voton që në 6 të mëngjesit këtë maxhorancë dhe ata prej 11 vitesh nuk i kanë kujtuar fare.
Pensionistët duhet të kuptojnë se pensioni i tyre është më i ulëti në rajon, dhe ata duhet ta kenë në qartë se nuk ka një rritje me buxhetin e 2025, por ka një tallje të vazhdueshme dhe një propagandë. Pensionistët janë kategoria më e diskriminuar dhe tallur në këto 11 vite, ata kanë luks sot frutat dhe perimet.”
Më tej duke folur për bujqësinë, arsimin Xhioxho tha se kjo është e vetmja qeveri që vjedh taksat e qytetarëve evropianë, ndërsa theksoi se qytetarët duhet të kuptojnë se nuk ka rritje të buxhetit por indeksim.
“Kjo është e vetmja qeveri që vjedh fondet e bujqësisë me atë që ndodhi me IPARD dhe në fakt ajo do duhej të ishte prioriteti i ekonomisë, bujqësia. Ne sot kemi fonde të bllokuara nga BE sepse nuk i mjaftojnë lekët e vjedhura në Shqipëri, por vjedh dhe taksat e qytetarëve evropian.
