Dogjani denoncon: Ngjarje si Dobraçi nuk ndodhin pa mbështetje nga politika

Data

Në tubimin e zhvilluar sot në “Rrugën e Shpresës”, deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ngriti zërin për situatën aktuale në Shqipëri.

Ai theksoi nevojën për qëndrestarë të guximshëm që t’i japin fund regjimit dhe diktaturës së Edi Ramës. Duke e cilësuar vendin në ditët më të errëta të tij, Dogjani kritikoi kapjen e institucioneve nga kryeministri dhe theksoi rëndësinë e qëndresës së qytetarëve.

Në fjalën e tij, ai u ndal tek ngjarjet e fundit tragjike në Shkodër dhe lidhjen e tyre me krimin e organizuar në politikë.

“Shoqëria ka nevojë për qëndrestarë si ju, që nuk kanë frikë të përballen me regjimin, me diktaturën e Edi Ramës.

Shqipëria është e përfshirë nga grupet kriminale dhe ne duhet të bëhemi bashkë për t’i larguar këta banditë që kanë marrë pushtetin me grupet kriminale dhe qeverisin me grupet kriminale”, u shpreh deputeti demokrat Asllan Dogjani.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related