Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar publikisht për zgjedhjen e Kemi Badenoch si udhëheqëse e re e Partisë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar.
Në postimin e tij në Facebook, Berisha e cilëson këtë një moment historik, duke theksuar se për herë të parë kjo parti zgjedh një kryetare me origjinë afrikane.
Ai i ka uruar suksese zonjës Badenoch në udhëheqjen e saj dhe ka shprehur dëshirën për të forcuar lidhjet tradicionale mes dy partive.
“Kemi Badenoch, lider e Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe. Të dashur miq, dje partia Konservatore e Mbretrisë së Bashkuar zgjodhi lider të saj të ri deputeten e kësaj partie, ish-ministren, Zonjën Kemi Badenoch.
Kjo është një zgjedhje historike sepse për herë të parë në histori kjo parti zgjedh kryetare të saj një grua me origjinë afrikane, por lindur në Londer.
