T*itoli i mori jetën të birit/ Babai i Enea Thomarajt: Nuk kisha para për ceremoninë e varrimit

Data

Artur Thomaraj, me origjinë nga Vlora, u rrit e jeton sot në Elbasan.

35 vite më parë njihet me bashkëshorten e tij Luljetën me të cilën u dashurua sapo e pa. Jeta e të rinjve nuk do të ishte ajo me e lehta, por pavarësisht sprovave e varfërisë, ia dolën të krijonin një familje të ngrohtë.

 

Arturi jetonte me të dy prindërit e me bashkëshorten. Luljeta vuante nga astma, e gjithashtu kishte vështirësi edhe me sjelljen në jetë të fëmijëve.

2 herë u gëzuan me fëmijë, e 2 herë përjetuan humbjen e tyre sepse nuk arrinin të mbijetonin.

U deshën 5 vite që shtëpia të merrte jetë, me lindjen e djalit të tyre të madh, që e quajtën Enea. Enea ishte i mbarë, nuk i shqetësonte prindërit, kërkonte pak e kënaqej më gjithçka. E vetmja kërkesë e vazhdueshme që kishte, ishte që prindërit t’i bënin një vëlla.

Kaluan plot 8 vite që në jetë të vinte djali i dytë i familjes Thomaraj. Emrin ia zgjodhi Enea, tha do ta quajmë Arluen si bashkim i emrave tanë: Artur, Luljeta dhe Enea.

Enea dhe Arlueni ishin të pandarë. Si vëlla më i madh, Enea e merrte kudo me vete. Flinin në të njejtën dhomë, në dhomën e ndenjes. Kushtet ato ishin. Pasi mbaronin darkën, dhoma e ndjenjes kthehej në dhomën e tyre të gjumit. Kalonin orë të gjata bisedash, e herë pas herë “i shqetësonin” prindërit me të qeshurat me zë të lartë ne mesnatë.

Kur prindërit e Arturit ndërruan jetë, ata mbetën 4, çifti me 2 djemtë e tyre.

Arturi ka punuar sa ka mundur, që t’i krijonte sado pak kushte familjes. Ndërsa Luljeta, për shkak se vuante nga astma dhe artriti, e ndërpeu punën që bënte në spital si sanitare.

Djemtë u rritën me përgjegjshmëri të madhe, me dhembshuri për prindërit, të cilët mundoheshin shumë për ta.
Disa vite më pas, Arturi do të pësonte një paralizë, që i vështirëson të ecurën dhe kryerjen e shumë veprimeve. Për pasojë rolin e kryefamiljarit e mori Enea.

Si një djalë i ri plot plane e ëndrra, dontë të punonte e të ndihmonte familjen, e si rrugën më të lehtë pa emigrimin. U nis për të punuar në Gjermani, ku qendroi 3 vjet, derisa shteti gjerman e ktheu në Shqipëri, sepse nuk kishte lejqëndrimi.

Por Enea nuk u dorëzua. Nisi menjëherë punë në Elbasan, nga një fabrikë në tjetrën, nga një turn në tjetrin, e shumë herë disa turne bashkë në mënyrë që të fitonte sa më shumë, e t’i vinte në ndihmë prindërve të sëmurë.

Arturi na ka rrëfyer se Enea nuk i ka shqetësuar kurrë, në lagje e donin të gjithë dhe ndihmonte çdo kënd. Për të atin ishte tashmë si një shok, një shpatull ku mbështetej. Enea ishte ai që dërgonte mamin në spital për mjekim, ai që mbante babain për krahu që të zbriste shkallet e të pinin bashkë kafen e mëngjesit. Ai që kalonte sa më shumë kohë me vëllain, që i thoshte të shkollohej, se do ishte ai aty për të punuar për të gjithë bashkë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related