Përballja në Opinion/ Dy fytyrat e Ramës për lugën bosh ndaj pensionistëve

Data

ër herë të parë që kur i shpërndau pensionistëve një shtesë rreth 4 mijë lekë të vjetra, Edi Rama u detyrua të përballet me ta në studion e Opinion jashtë skenarit të takimeve me regji, ku i jep vetes mundësinë të recitojë i pashqetësuar monologjet e rastit. Ishte momenti kur drejtuesi i emisionit e kaloi mikrofonin tek pyetjet e drejtpërdrejta nga publiku.

“Si ka mundësi, nëse do kishit pension 150, 200 mijë lekë dhe të jetonit dhe ta nxirrnit muajin? Me shtesat që bëtë tani 4 mijë lekë, janë qesharake 2 kafe dhe 2 sheqer, të tallesh me një pensionist që ka punuar 40 vjet? Më jep një shpjegim si mund të jetosh?” ishin pyetjet që i drejtoi një prej të moshuarave në sallë.

Përgjigjet që shefi i qeverisë ndahen në dy dy lloj. Së pari ishte përpjekja për t’u justifikuar dhe për t’i bindur duke bërë një paraqitje të situatës ekonomike në vend përmes shifrave dhe grafikëve që kishte sjellë me vete. E dyta ishte e një lloji tjetër, kur Rama e pa se u zu ngushtë dhe nisi të shpikë shpjegime idiote, të imponohet me skenarë apokaliptikë apo edhe t’i kërcënojë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related