Presidencialet në SHBA/ Trump bën deklaratën e fortë: Nëse fitoj, do t’i jap poste të rëndësishme Musk dhe Kennedy Jr

Data

Kandidati republikan për president Donald Trump tha se, nëse fiton zgjedhjet, ai do të emërojë miliarderin Elon Musk dhe avokatin dhe ish-kandidatin e pavarur presidencial Robert F. Kennedy Jr. Trump, i cili e njoftoi këtë në një intervistë me gazetarin Tucker Carlson, nuk specifikoi se çfarë pozicionesh do të mbanin Musk dhe Kennedy Jr..

Gjithashtu Musk e mbështeti hapur Trumpin, ndërsa Kennedy Jr hoqi dorë nga kandidatura e tij presidenciale dhe mbështeti ish-presidentin. Intervista u mbajt në Arizona, një shtet kyç që Trump e humbi në zgjedhjet e mëparshme, por në të cilin, sipas sondazheve të fundit, ai ka një avantazh të lehtë. Ai theksoi se zgjedhjet do t’i humbasë vetëm nëse ka “mashtrim” dhe paralajmëroi mbështetësit e tij të kenë kujdes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related