Lubonja: Unë isha mik me Ramën artist, ai i tradhëtoi idetë e tij

Data

E përjavshmja më e madhe franceze, me prirje të qendrës së majtë, Le Nouvel Obs publikoi një artikull shumë të gjatë për atë që e quan si mafiokracia shqiptare. E dërguara speciale Marie Vaton ka pasur si synim të përshkruajë krijimin e një kampi të ri për mbajtjen e emigrantëve në Shqipëri, si pjesë e një marrëveshjeje midis Italisë dhe Shqipërisë.

Në këtë artikull ajo ka cituar edhe publicistin e shkrimtarin Fatos Lubonja, intervistën e gjatë të të cilit e ka botuar më pas në faqen on line të Le Nouvel Obs. Të plotë, të përkthyer nga frengjishtja e keni më poshtë.

Nga Marie Vaton “Le nouvel Obs” 

Fatos Lubonja është një shkrimtar dhe kritik, i lindur në Tiranë në vitin 1951, që jeton midis kryeqytetit të Shqipërisë dhe Pizës, në Itali. Ai është një zë i rëndësishëm në skenën intelektuale dhe letrare të këtij vendi të vogël të Ballkanit, i njohur për kritikat e tij të ashpra ndaj totalitarizmit dhe për luftën e tij të ashpër për demokracinë dhe të drejtat e njeriut, veçanërisht me revistën e tij «Përpjekja», e themeluar në vitin 1994. Vepra e tij eksploron temat e shtypjes dhe lirisë, duke reflektuar përvojat e tij personale si një i burgosur politik nën regjimin komunist të diktatorit Enver Hoxha për gjashtëmbëdhjetë vjet.

Në vitet e fundit, ai i është përkushtuar edhe artit përmes instalacioneve që frymëzohen kryesisht nga kujtimet e tij prej përvojës në robëri. Ai është, ndër të tjera, autor (me Ardian Isufin) i Memorialit Postbllok (ose memoriali Check-Point) për periudhën komuniste, i vendosur në bulevardin kryesor të Tiranës. Për «Le Nouvel Obs», ai analizon marrëveshjen e kontestuar të nënshkruar në nëntor 2023 midis Romës dhe Tiranës për externalizimin e kërkesave për azil nga Italia.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related