Arrestimi i Çyrbes, nuk përmbahet Zhupa: PS kandidon për fushatë me dajre dhe me ndikimin e k*imit

Data

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, e ftuar në një program televiziv u shpreh se me arrestimin e ish-deputetit Jurgis Çyrbja u vërtetua ajo që PD ka thënë prej kohësh, që në Shqipëri listat e deputetëve të mazhorancës vendosen nga krimi.
Ajo shtoi se qeveria dhe mazhoranca në pushtet, fushatën zgjedhore nuk e bën më me program, por me dajre.

“Me Çyrbjen u vërtetua që krimi bën fushatë elektorale por vendos edhe emrat në listën e PS.
Do të isha e lumtur të përplasnim idetë, por mazhoranca ka 3 mandate që kandidon me dajre dhe vetëm me program jo. Dhe i sigurojnë votat nga krimi dhe administrata”, tha ajo.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related