A do të jetë Ardian Çela bedeli i radhës i Edi Ramës?!

Data

Ish-drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Ardian Çela, është paraqitur këtë të Enjte në Prokurorinë e Posaçme. Nga SPAK-u nuk ka ende një njoftim apo informacion zyrtar për këtë ftesë, por besohet se ai është pyetur për hetimin penal që po zhvillohet ndaj ish-deputetit të sapo-arrestuar të Durrësit, Jurgis Çyrbja. I pyetur nga gazetarët në dalje të Prokurorisë së Posaçme, Çela ka bërë një shmangie me stil nga thelbi.

Çela një zyrtar me pushtet të gjatë në qeverisjen e Edi Ramës, është nga ata socialist që nuk janë shumë të ekspozuar politikisht, por që ka mbi kurriz një mal me akuza publike, të pahetuara dhe, rrjedhimisht pa asnjë penalizim.

Çela përbën rastin tipik të zyrtarit të “Rilindjes”, i cili, pasi qëndron për shumë vite në pushtet, largohet me qetësi dhe pa zhurmë dhe kthehet në një simbol të pandëshkueshmërisë.

Ardian Çela është një makineri votash për socialistët e Ramës në qytetin e tij. Dikur krahu i djathtë dhe njeriu më i besuar i Vangjush Dakos, ish-kryebashkiakut të Durrësit, të dy këta ndërtuan sistemin e “patronazhimit”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related