Akti i dytë i Mosbindjes Civile/ Paloka thirrje për qetësi nga policia: Qeveria dhe mazhoranca do ta marrin…

Data

Pak orë para nisjes së protestës së thirrur nga opozita apo e asaj që quhet si akti i dytë i mosbindjes civile së opozitës, në një intervistë për një interviate, deputeti demokrat Edi Paloka theksoi se aksioni është në vazhdën e mosbindjes civile të shpallur pak javë më parë.
Nga rrethrrotullimi i Shkozetit Paloka u shpreh se kjo është një protestë ku qeveria dhe mazhoranca do ta marrin mesazhin e qartë.

“Këtu nuk bëhet fjalë me jetë normale politike dhe aksioni do të vazhdojë i ndërthurur me aksionin si në parlament ashtu dhe në terren”, tha ai.

Ai i bëri thirrje policisë të mos provokojë, pasi qytetarët tashmë janë në mosbindje civile dhe nuk ka asnjë narko-polici që i shërben narko-regjimit mund ta stepë opozitën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related