Kush nuk e donte votën e diasporës PS apo PD? Nga dispozitat e 2020 te vendimi i Kushtetueses, zbardhen prapaskenat

Data

Në rubrikën “Opinion” është debatuar lidhur me votën e diasporës në zgjedhjet e 2025-ës. Nador Bakalli nga “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” u shpreh se merita kryesore për votën e diasporës është vendimi i Kushtetueses. “Të ishte për PS nuk do e kishte bërë kurrë këtë, janë në pushtet që në 2013. Në samitin e parë të diasporës kemi Kryeministrin që premtonte, erdhi 2020 që sërish e premtuan me propagandë. Merita e vetme për votën e diasporës është ai vendimi i Kushtetueses”, tha ai.

Por Kristaq Kume, ish-kryetar i KQZ dhe ekspert në çështjet zgjedhore, tha se në 2020 ka qenë Partia Socialiste e cila propozoi dy dispozita që kishin të bënin me votimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Gjithsesi Kume tha se si PD ashtu PS nuk kanë qenë asnjëherë dakort lidhur me votën e diasporës.

Ai tha se ajo që po ndodh lidhur me votën e Diasporës sërish ka probleme, pasi së pari Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj nuk shprehet që nëse nuk realizohet votimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, zgjedhjet mund të shpallen anti-Kushtetuese.

Gjithashtu Kume tha se ajo që bie në sy është fakti se kostot e postës i bien atyre që votojnë. “Nëse një familje me 4 vetë që jetojnë në Kanada do të hedhin votën me postë, kjo i kushton 400 euro”, tha Kume.

Deputeti socialist Xhemal Qefalia tha se ligji nuk është në përsosmërinë e saj, por ne vendosëm bashkëraisht që ajo të njihet.

Ndërsa deputetja demokrate, Dhurata Çupi, e cilësoi një sfidë votën e diasporës. “Është një sfidë si për forcat politike brenda, ashtu edhe për angazhimin e diasporës për të votuar”, tha Çupi.

Pjesë nga debati

Kume: Në kuadër të reformës zgjedhore në 2020, për herë të parë në Kodin Zgjedhor u përfshinë dy dispozita që kishin të bënin me votimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Ato dy dispozita të shtuara në Kodin Zgjedhor ishin propozime të PS-së dhe u pranuan nga PD., e cila dihet se në çfarë situate ishte atëherë, pasi nuk ishte fare në Kuvend.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related