Një person raportohet se është plagosur si pasojë e një konflikti në Lezhë, në njësinë administrative Balldre.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se konflikti ka ndodhur për shkaqe pronësie.
Autori raporothet se e ka qëlluar të plagosurin me bishtin e një kosoreje, ndërsa të dy njiheshin pasi jetonin në të njëjtin fshat.
I plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
