Zgjedhjet parlamentare në Gjeorgji/ Drejt BE-së apo Rusisë? Votime thelbësore për drejtimin e ardhshëm të shtetit

Data

Qytetarët në Gjeorgji votojnë më 26 tetor në zgjedhjet parlamentare, që shihen si thelbësore për drejtimin e ardhshëm që do të marrë të shtetit, qoftë drejt Bashkimit Evropian apo Rusisë. Në zgjedhjet po përballet partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane – që është në pushtet që nga viti 2012 – ndaj opozitës së ndarë që kërkon integrimin perëndimor.

Ëndrra Gjeorgjiane i ka përshkruar votimet si zgjedhje mes paqes apo luftës, duke argumentuar se nëse opozita fiton, ajo do ta tërheqë Gjeorgjinë në luftë kundër Rusisë. Ndërkaq, opozita i ka portretizuar votimet e 26 tetorit si zgjedhje mes Perëndimit dhe Rusisë, mes demokracisë dhe autoritarizmit, një narrativë që është përmendur edhe nga zyrtarët në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, të cilët e kanë kritikuar Ëndrrën Gjeorgjiane për kthim prapa të demokracisë.

Natia Yoseliani, zëdhënëse e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u tha gazetarëve mëngjesin e së shtunës se kishte probleme “të vogla teknike”, por situata ishte e qetë në 3.111 qendra të votimit. Sistemi i ri zgjedhor nënkupton se partitë apo koalicionet duhet ta kalojnë pragun prej 5 për qind për të hyrë në Parlament. Kjo ka shtyrë partitë opozitare që të formojnë koalicione, në mënyrë që ta arrijnë pragun zgjedhor.

Ëndrra Gjeorgjiane u themelua nga ish-kryeministri, Bidzina Ivanishvili, që është njeriu më i pasur në shtet. Kremlini nuk e ka fshehur se dëshiron që Ëndrra Gjeorgjiane të fitojë zgjedhjet. Sipas sondazheve, gjeorgjianët gjerësisht mbështesin anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO, por po ashtu dëshirojnë të shmangin një konflikt me Rusinë dhe janë shumë konservatorë sa i përket disa çështjeve, sikurse janë të drejtat e komunitetit LGBT.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related