Forcat e armatosura të Britanisë janë dobësuar aq shumë sa vendi nuk është gati të shmangë një pushtim, ka paralajmëruar sekretari i mbrojtjes.
John Healey tha se ushtria mund të kryente “operacione”, por nuk do të ishte në gjendje të ndalonte një armik nga pushtimi, raporton Independent
“Mbretëria e Bashkuar, në përputhje me shumë kombe të tjera, në thelb është bërë shumë e aftë dhe e gatshme për të kryer operacione ushtarake. Ajo që nuk kemi qenë gati të bëjmë është të luftojmë. Nëse nuk jemi gati të luftojmë, nuk jemi në formë për të penguar”, u shpreh ai.
Sipas tij, gjendja e forcave të armatosura kur u bë sekretar i mbrojtjes në korrik ishte “shumë më keq me probleme shumë më të thella nga sa prisnim”.
Mes zhgënjimit në rritje për vonesat e qeverisë në caktimin e një afati kohor se kur shpenzimet e mbrojtjes do të arrijnë 2 për qind të PBB-së së Britanisë, Healey gjithashtu pranoi se qeverisë i ‘duhet pak kohë për të vazhduar’.
