Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar protestën e organizuar nga opozita përpara Parlamentit Evropian ku një ndër kërkesat e tyre është dhe qeveria teknike për zgjedhjet.
Lidhur me këtë ai e ka cilësuar si dëshpërim duke u shprehur se për një kërkesë të tillë duhet të ketë krizë parlamentare dhe se kjo gjë nuk ekziston, pasi në demokraci politika vjen nga parlamenti, është çështje numrash.
Ai tha se Partia Demokratike sot ka vetëm 16-18% si pretendon të fitojnë me atë shifër, prandaj sipas tij PD duhet të gjejë një lider pro Evropës deh SHBA-ve.
“Dëshpërim, politika ka një rregull që duhet ta dinë të gjithë i dëshpëruari nuk bënë dot politikë. Çdo bëjnë përpara parlamentit evropian 100 shqiptarë. E kanë protestën gjë normale, morale, do ikin, ku është forca. Forcë do të thotë që këta që vejnë aje të kenë një përfaqësues të tyre në PE, po kë kanë ata.
Kjo është politikë se të tjerat janë lodhje kot dhe shpenzim, s’mund të ngatërrosh politikën ndërkombëtare me lëvizje pa potencë popullore. Qeveri teknike do të thotë të kesh krizë parlamentare, PS këtu ka 2/3 e parlamentit, ku është kriza do qeshin evropianët.
Nqs është çmendur Rama le të vazhdojë, por po flas si është politika në rrafshin perëndimor. Parlamenti e ka forcën me numrat që ti ke. Socialistët janë në apogje këta kërkojnë qeveri teknike, ata janë në apogje se përçanë PD. Berisha është non grata në Amerikë, është nën akuzë si do i fitojnë zgjedhjet këta, pastaj nuk duhet harruar se shoqëria shqiptare është shoqëri e majtë. 16-18% është PD sot, me aq do fitojë ajo.
Ka shumë abstenime sepse janë mërzitur me politikën, por abstenimet nuk i bëjnë gjë atij që ka shumicën parlamentare. Kjo është gjendja në Shqipëri dhe faji është i opozitës, ajo e ka liderin në burg. Nëse Saliu dënohet ikën nga politika se nuk lejohet më të marrë pjhesë në politikë, që do të thotë se ata duhet të bëjnë një kongres për të nxjerr kryetarin e ri dhe ai duhet të jetë perëndimor dhe jo non grata në Amerikë. Kështu siç janë është pamundësi absolute për të fituar.”
