Mosdeklarimi i pensioneve/ Analiza e ish-ministrit Bushati: Ja cilët janë faktorët që pengojnë rritjen e pensioneve

Data

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka bërë një analizë për skemën e pensioneve në Shqipëri, nisur kjo edhe nga fakti pozitiv sipas tij që qeveria e ka kthyer në temë dite.
Sipas Bushatit, në mënyrë që sfidat të adresohen dhe të mos mbesin në nivelin e retorikës së ditës, nevojitet ballafaqimi me politikat e zbatuara deri tani, sikundër ndërmarrja e reformave rrënjësore.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” Bushati analizon se shifrat tregojnë se reforma e skemës së pensioneve të vitit 2014 nuk dha efektin që pritej.
“Sepse nuk është zgjeruar baza e kontribuesve, shoqëria është plakur, dhe forca aktive e punës vijon të largohet nga vendi. Pensionistët e rinj në skemë në vitin 2023 kanë kontribuar mesatarisht vetëm 27 vite, ndërkohë në vitin 2013 pensionistët e rinj kontribuonin në skemë mesatarisht 31 vite”, thuhet në reagim.
Ai thotë se mosdeklarimi i pagave nuk është i vetmi faktor që ka penguar rritjen e pensioneve dhe se skema nuk ‘shërohet’ vetëm nëpërmjet të ardhurave të grumbulluara.l

“Hendeku financiar mes asaj çka nevojitet dhe thellimit në kontribut nga paguesit e tanishëm nuk mund të mbushet pa zgjerimin e bazës me kontribues të rinj dhe pa mbështetje buxhetore, që vjen si pasojë e përcaktimit si prioritet nga ana e qeverisë. Skema e pensioneve nuk ‘shërohet’ dot vetëm nëpërmjet të ardhurave të grumbulluara nga kontribuesit e sigurimeve shoqërore. Pasi për shtesën 16 mijë -18 mijë pensionistë në tregun e punës duhet të hyjnë 22 mijë – 23 mijë të punësuar”, thotë ish ministri.

Analiza e Ditmir Bushatit

Çfarë i duhet Shqipërisë sot! Një shënim për prindërit tanë dhe brezat e ardhshëm.

Para një viti ftova në podcastin tim “Public Square”, Arjan Gjonça, profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës (LSE) dhe ekspert i Kombeve të Bashkuara për çështjet e popullimit dhe të arsimit, me të cilin diskutova për tri rreziqe që i kanosen shoqërisë shqiptare: I) skema e pensioneve; ii) kujdesi shëndetësor; iii) kujdesi shoqëror.

Në të vërtetë, këto janë sfida për çdo shoqëri të përgjegjshme që respekton kontributin e prindërve duke hapur shtigjet e së ardhmes për fëmijët. Pasi, siç thotë me të drejtë Jacques Attali: “Nuk mund të jetojmë në kurriz të brezave të shkuar dhe atyre të ardhshëm. Të parëvë ua hamë kontributin, të dytëve ua rrënojmë trashëgiminë”.

Është pozitiv fakti që qeveria e ka kthyer si temë dite skemën e pensioneve, sikundër fushatën komunikuese me sipërmarrjen për deklarimin real të pagave, çka ndihmon ekonominë dhe skemën e pensioneve. Mirëpo, në mënyrë që këto sfida të adresohen dhe të mos mbesin në nivelin e retorikës së ditës, nevojitet ballafaqimi me politikat e zbatuara deri tani, sikundër ndërmarrja e reformave rrënjësore.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related