21 Janari/ “Goditni gjithkënd që më del përpara”, gazetari plas “bombën”: Ramës do t’i bëhej atentat sepse i kishte…

Data

Gazetari Fatos Mahmutaj në një studio televizive foli për çështjen e “21 janarit”. Gjatë fjalës së tij ai theksoi se në gjithë këto vite ish-kryeministri Sali Berisha kishte ndërtuar një politikë të tillë që të tjerët t’i kishte në shërbime, pasi do t’i merrte në mbrojtje.

Gjithashtu gazetari shtoi se nga përgjimet e “sky ecc” do të ketë ngjarje të tjera duke shtuar se politikanë shqiptarë kanë bashkëpunuar me grupe kri******

“ Do t’ju kem gjithmonë në mbrojtje dhe bëni çfarë të doni, vetëm goditni gjithkënd që më del përpara në rrugën time. Nuk është e thënë që Berisha që të dalë të thotë ik vrisni, janë vetë këta që ua thonë dhe ai e aprovon. Ai të tillë e ka ndërtuar politikën, pra janë të tjerët që e bëjnë dhe për benefitet që kanë pas. Unë e kam thënë, kam pamje të momentit të djegies së makinave. Edi Rama nuk dogji makinë…Edi Ramës do t’i bëhej atentat sepse i kishte prerë rrugën Berishës sepse kishte ngritur popullin kundër Berishës. Por shërbimi Informativ punoi mirë dhe u arrestuan. Pra nuk ka nevojë t’u thotë Berisha, dalin vetë këta kamikazët”, tha ai, duke shtuar: “Nga “sky ecc” do dali që politikanë shqiptarë u janë vetëofruar grupeve kriminale. Por këto do jenë dosje të tjera që SPAK i ka Belgjika dhe Franca i ka dërguar në Prokurorinë shqiptare. Do ketë akoma më lart. Kjo është e sigurt”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related