Arrestimi i Metës/ Shpërthen gazetari Koka: Sjellje barbare, fytyrë e shëmtuar e një vendi që synon BE-në

Data

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u arrestua të hënën me urdhër të SPAK. Pamjet e siguruara tregojnë momentin kur ish-presidentit i rrethuar nga agjentët e BKH ndërsa shihet se dy prej tyre të cilët mesa duket nuk kanë mundur ta bindin të dalë nga makina e kanë tërhequr me forcë jashtë saj.

Gazetari Bledian Koka tha në një intervistë për Euronews Albania se mënyra si u ndalua ish-presidenti është barbare dhe jo e denjë për një vend që aspiron BE.

“Po flasim për ish-presidentin, është një pamje e shëmtuar që duhet dënuar. Sjellja barbare që ndalon një ish-presidenti në mes të ditës duke e shqyer nga makina, nuk është pamje e denjë për një vend që aspiron BE”, tha Koka.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related