“T’i rrisësh pa menduar pensionet, si t’i hapësh gropën Shqipërisë”, Rama me pensionistët: Skema është universale

Data

Kreu i qeverisë, Edi Rama, shprehu pikëpamjet e tij lidhur me rritjen e pensioneve gjatë një bashkëbisedimi me pensionistët. Ai theksoi se çdo kryeministër në botë do t’i rrisë pensionet, por paralajmëroi se të bësh një gjë të tillë pa një plan të qartë do të kishte pasoja të rënda për ekonominë e vendit.

“Për t’i rritur pensionet pa menduar dhe pa një plan, do të ishte sikur të hapje Shqipërisë një gropë më të madhe se ajo e piramidave në vitin 1997,” shpjegoi Rama. Ai e vuri theksin te rëndësia e planifikimit të kujdesshëm dhe të qëndrueshëm, duke nënvizuar se skema e pensioneve që kanë vendosur është universale dhe se nuk lënë askënd pa mbuluar.

Rama gjithashtu sqaroi se “pensioni social që kemi vënë ne, është i vogël, por skema që kemi, është universale. Shmangen sigurimet shëndetësore, janë 1 miliard euro në total që buxheti i shtetit nxjerr për pensionistët dhe shëndetësinë.” Ai theksoi rëndësinë e marrëveshjeve të arritura me vendet e tjera, si me Italinë, për të siguruar që shqiptarët që jetojnë jashtë të kenë mundësinë të përfitojnë kontributet e tyre.

“Ne e gjetëm Shqipërinë me një marrëveshje; 20 vjet një marrëveshje kishin bërë për shqiptarët që ikën jashtë. Po të kishin bërë 20 e kusur marrëveshje që kemi bërë ne në 10 vjet, do vijë ai nga Greqia, do marrë këtu edhe kontributet që ka atje.” Ai përfundoi duke theksuar se “në vitin 2022, ne kemi dhënë tre bonuse, përveç pensioneve.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related