“Lajmi i Fundit “ U arrestua së bashku me ish-deputetin, kush është bashkëpunëtori tjetër që ra në pranga (Emri)

Data

Policia e Shtetit ka ekzekutuar deri tani 2 urdhra arresti të lëshuara nga SPAK. Një prej të arrestuarve është ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, i qarkut Durrës, që më 9 Tetor la mandatin dhe më 11 Tetor SPAK e mori të pandehur për dosjen e shpërdorimit të detyrës më 2016, kur drejtonte Hipotekën e Durrësit.

Por sot (20 Tetor) ai është arrestuar për lidhje me një grup kriminal dhe komunikime në SKY, me 3 vepra të rënda penale. Mësohet se gjithashtu ka një të arrestuar të dytë me urdhër të SPAK. Ai është Ahmet Masha, një emër i njohur për drejtësinë dh Policinë, për disa vepra penale të mëparshme dhe i hetuar.

Ish-deputeti në momentin që është arrestuar në Durrës, ish-deputeti ka qenë në shoqërinë e shoferit të tij, duke udhëtuar me makinë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related