”Hajde këtu, o lepur, spiun…”/ Si u përndoq gjyqtari i Kukësit, dënohet me 4 muaj burg autori

Data

Përndjekja e një gjyqtari në Kukës, i ka kushtuar 4 muaj burgim një personi nga Erseka por banues në Tiranë, i cili në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur ka ofenduar, fyer dhe përndjekur një gjyqtar.

Bëhet fjalë për gjyqtarin Aulon Pashaj, i cili për shkak të bezdisjes së herë pas hershme, në 24 tetor 2023 vendosi të kallëzojë në komisariatin Nr.1 në Tiranë, Ardit Bajramin nga Erseka por banues në Tiranë.

“Ora News” ka mësuar se për këtë rast përndjekje gjyqtarja e Tiranës, Armela Hasantari, në 25 shtator 2024 ka vendosur fillimisht të deklarojë fajtor Ardit Bajramin, duke e dënuar me 8 muaj burgim.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar ky dënim është ulur në masën 4 muaj burgim.

Më tej gjyqtarja Hasantari ka vendosur të pezullojë vuajtjen e dënimit me burg, duke ia konveruar në shërbim prove me kusht që për një periudhë kohe prej 8 muaj të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related